E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori Fullani: Duhet treguar transparencë e plotë për tregun e kredive Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha sot se koncepti i financave të përgjegjshme është një nga sfidat e reja të BSH-së, e cila kërkon më shumë transparencë nga bankat dhe institucionet mikrofinanciare që operojnë në vendin tonë. Deklarata e tij u bë gjatës fjalës së mbajtur në forumin për “Financa të Përgjegjshme”, të organizuara nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropën Juglindore. “Duhet treguar transparencë e plotë për tregun e kredive dhe klientëve t’u thuhet se interesat mund të ndryshojnë, por nuk mund të falen, në mënyrë që të mos ndodhë ajo që ndodhi në SHBA me tregun e kredive”, u shpreh Fullani. Sipas tij, “analfabetizmi financiar përbën pengesë për tregjet tona, pasi ata nuk janë në gjendje të interpretojnë informacionet që mbërrijnë nga institucionet”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›