Energjia, KESH shitje rekord
23/03/2010 Korporata Elektroenergjetike po shet rreth 14.4 milionë kwh energji në ditë
Vetëm për muajin mars parashikohet të fitohen 16 milionë euro
Prodhimi me kapacitete të plota prej muajsh i energjisë elektrike ka sjellë shitje të konsiderueshme dhe të pandërprera që prej muajit nëntor. Të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se në total që nga nëntori deri në fund të muajit shkurt janë shitur më shumë se 586 mijë megavat energji elektrike, çka në kilovat do të thotë 586 milionë. Shitjet janë realizuar në kompani të ndryshme që operojë në rajon dhe Shqipëri. Energjia e shitur ka qenë në sasi të pakta në muajin nëntor dhe dhjetor, dhe me kapacitete të plota gjatë këtij viti. KESH ka vepruar në bazë të rregullave të përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë për shitjet e sasisë së tepërt që është prodhuar nga hidrocentralet. Përzgjedhja është bërë në bazë të ofertave dhe çmimeve të ofruara të blerjes nga kompanitë që kanë marrë pjesë në garat e organizuara për këtë qëllim. Në 7 procedura të hapura, KESH ka arritur të shesë në total 586 milionë kilovat orë, por nuk bëhet me dije fitimi i arritur nga KESH. Çmimet për megavat kanë variuar nga 42 deri në rreth 52 euro për mega. Janë të paktën 16 milionë euro të parashikuara për t’u futur në arkat e KESH-it nga shitja e energjisë gjatë muajit mars. Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se prodhimi ditor i energjisë elektrike llogaritet 28.86 milionë kw/h, konsumi 22.45 milionë kw/h, ndërsa eksporti 14.4 milionë kw/h. Vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janë arkëtuar plot 21 milionë euro, të ndara përkatësisht në 12 milionë në janar dhe gati 9 milionë euro për muajin shkurt. Për muajin mars energjia është llogaritur të shitet me çmimin e rreth 42 euro për megavat orë që është edhe bursa greke në këto kohë. Shitjet e energjisë ishin në sasi të pakta gjatë muajve të fundit të vitit të shkuar, ndërkohë që me rritjen e rezervave hidrike në fillim të janari u rrit dhe eksporti i energjisë. Korporata ka realizuar dhe kontrata për këtë muaj, me vlerë të deritanishme rreth 16 milionë euro. Që prej nëntorit në garat e blerjes së energjisë kanë marrë pjesë shumë kompani, por me vetëm 10 prej tyre janë realizuar kontrata. Rrugët e eksportit të energjisë janë ato me Greqinë, Malin e Zi dhe Kosovën.
Situata
Reshjet e shumta në veri të vendit rritën ndjeshëm nivelin e prurjeve në hidrocentrale, aq sa nuk mjaftonte maksimumi i kapacitetit prodhues, por u hapën portat për të shkarkuar ujin. Që nga muaji janar, KESH ka prodhuar maksimalisht energji elektrike, në sasi që varionin nga 24 deri në 28 milionë kilovat, kurse eksporti regjistron një kuotë mesatare prej 10 milionë kilovatësh. Përfitimet e KESH-it vijnë nga ndryshimi i ligjit për energjinë, i cili lejoi pas shumë vitesh shitjen e sasisë së prodhuar dhe jo depozitimin. Ndërkohë, parashikohet që eksporti i energjisë të vijojë edhe gjatë muajit prill, duke sjellë fitime maksimale për KESH-in.