Bode: Ndryshimi i taksës së makinës, rregullon tregun

Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë fjalës së tij në Parlament ka sqaruar ndryshimin e ligjit të taksave. Duke u përqendruar tek heqja e taksave të makinave të përdorura ai theksoi se këto ndryshime nuk synojnë rritjen e të ardhurave në buxhet.
Por sipas tij këto ndryshime synojnë disa politika aktive për të mbështetur industrinë e fasonëve dhe industrinë që përdorin mazutin dhe solarin si lëndë djegës.
Po ashtu ministri i Financave theksoi se ndryshimi i taksës së makinës së përdorur bëhet për të vendosur rregullat e një tregu më funksionues.
“Do të paguhet një taksë një herë në vit, shumë më e ulët nga ajo që paguhej deri më sot në doganë. Kjo taksë është sa gjysma e saj. 18% e kësaj takse për të ruajtur shumën që i është akorduar njësive vendore”, u shpreh Bode.