Bode: Paketa Fiskale mbështet industrinë fasone
Ministri i Financave, Ridvan Bode i cilësoi ndryshimet në paketën fiskale, si politika atraktive për të mbështetur industritë vendase dhe për të vendosur rregulla për funksionimin e një tregu më transparent, më konkurrues dhe për të minimizuar e goditur evazionin fiskal. Ministri Bode tha se, këto ndryshime nuk synojnë rritjen e të ardhurave në buxhet. Ai theksoi se, ndryshimi i taksës së makinës së përdorur bëhet për të vendosur rregullat e një tregu më funksionues. Sa i takon heqjes së tarifave dhe taksave doganore për lëndët e para të industrisë së fasonit dhe të veshjeve, Bode tha se, ndryshimet synojnë krijimin e një biznesi jo thjesht përpunimi aktiv të fasonit, por të hapim perspektivën e instalimit të industrive dhe prodhimeve "Made in Albania" në sektorin e manifakturës. "Ne kërkojmë që eksperienca e këtyre vendeve të konkretizohet drejt linjave të prodhimit "Made in Albania", u shpreh Bode.