E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nis fushate per blerjen e Ager

Ne ditet e fundit eshte mbyllur merkatoja e dimrit, por Milani po mendon dhe po ben fushate, per te blere lojtaret qe do t'i duhen ne vere. I sigurt eshte interesimi i kuqezinjve per mbrojtesin danez, Daniel Ager, te cilit i perfundon kontrata me Liverpulin ne vitin 2010 dhe nuk ka gjasa ta rinovoje me gjate, me kete klub. "Nuk ka asnje mundesi rinovimi me Liverpulin," - thekson agjenti i lojtarit, Per Stefensen. Ne pritje te sezonit te ardhshem, ne te cilen Milani do te jete padiskutim pjesemarres ne Ligen e Kampioneve, eshte planifikuar edhe blerja e brazilianit, Tiago Silva Mationi. Mund te mos jete e mjaftueshme per te perforcuar nje njesi mbrojtese. Interesi i treguar mbi Ager, ndihmuar edhe nga veshtiresite e tij me rinovimin e Liverpulit, shihet me perspektive. Danezi eshte nje lojtar relativisht i ri (lindur me 12 dhjetor 1984), i cili ka forcen fizike dhe eshte i forte ne lojen ne ajer. Per te shmangur rrezikun e humbjes se lojtarit, me parameter zero, pervec kesaj, te kuqte synojne te shesin qe tani ate, ne nje cmim te volitshme. Me pak fjale, Milani mund te filloje nje sulm vendimtar per te siguruar kartonin e danezit, ne sezonin e ardhshem me nje oferte mes 8-10 milione eurosh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›