Celsi shkarkon trajnerin Skolari
Ne nje deklarate zyrtare qe u publikua dje, zerat per shkarkimin e trajnerit pas barazimit te fundit 0-0 me Hull, klubi londinez njoftoi shkarkimin e trajnerit. Humbjet me rivalet per titull, Mancester Junajtid dhe Liverpul ndikuan ne vendimin e fundit, per largimin e trajnerit qe drejtoi kohet e fundit kombetaren e Portugalise. Trajneri i kombetares se Rusise, Gus Hidink ishte nje prej emrave me te mundshem per te marre drejtimin e Celsit, ne veren e kaluar, pas largimit te Avram Grantit. Luiz Felipe Skolari eshte larguar nga stoli i Celsit, me efekte te menjehershme. Bordi i klubit te Celsit i shpreh mirenjohjen, per punen dhe kohen qe kaloi tek Celsi. Filipe solli anen pozitive ne klubin tone dhe na vjen keq qe marredheniet tona u nderprene para kohe." Me tej tregohen edhe arsyet qe cuan ne largimin e trajnerit brazilian nga klubi anglez i Celsit: "Fatkeqesisht rezultatet dhe performanca e skuadres, nuk iu pershtaten objektivit te skuadres, ne kete kohe. Keshtu, me qellim qe klubi i Celsit te fitoje kete sezon trofe dhe te jete sa me kompetitiv, duhej bere ndryshimi i stafit drejtues te ekipit. Kerkimi per trajnerin e ri ka nisur, dhe shume shpejt do te zevendesohet trajneri i larguar," - thuhej nga klubi i Celsit. Klubi konfirmoi se ndihmesi, Rei Uilkins do te drejtoje ekipin perkohesisht, derisa te emerohet trajneri i ri i ekipit.