E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhovinko pas Katanias, Juve pretendente

Pas fitores ndaj Katanias vjen nje mesazh i qarte per Interin, Juventusi. "Keto tre pike, jane nje hap i rendesishem. Ne besojme edhe me shume ne rikthimin tone, kampionati eshte ende i gjate dhe te gjitha ndeshjet jane vendimtare". - shprehet Xhovinko. Ne raundin e ardhshem gara pritet edhe me me shume interes: "Vertet te dielen Interi do te kete nje ndeshje te veshtire me Milanin, por ne mendojme per veten tone dhe jo per te tjeret." Juventusi nuk dorezohet ne gare per te fituar titullin ne Itali. "Ne jemi te vetedijshem se Katania, vecanerisht ne shtepi, ishte e forte per t'u perballur. Gjithashtu e dime se ka mjaft gjera te tjera, te cilat duhen permiresuar dhe kemi ende shume per te punuar. Ne besojme edhe me shume, krahasuar me javen e kaluar. Kampionati eshte ende i gjate, te gjitha ndeshjet jane vendimtare. Interi kete te diel, ka nje ndeshje te veshtire me Milanin, por Juventusi duhet te fitoje ndeshjet e veta. Per polemikat e fundit, une mendoj se ato jane normale. Juve eshte e madhe, prandaj eshte normale qe te kete gjithe kete vemendje". - theksoi Sebastian Xhovinko.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›