E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Kroaci, pa viza ne 2009

Brenda ketij viti qytetaret shqiptare nuk do te kene me nevoje per viza, per te levizur drejt Kroacise. Kete premtim e mori diten e djeshme kryeministri Berisha, gjate nje takimi me kreret me te larte te shtetit kroat, perkatesisht Presidentin Stipe Mesic, kryeministrin Ivo Sanader dhe kryeparlamentarin Luka Bebic. Gjate takimit me homologun e tij Sanader, te dy personalitetet theksuan se kishin rene dakord qe te punojne se bashku, per te arritur liberalizimin e plote te vizave mes dy vendeve, brenda vitit 2009, duke shprehur angazhimin e plote per arritjen e nje marreveshjeje per heqjen e vizave midis Shqiperise dhe Kroacise. Po keshtu heqja e vizave per qytetaret shqiptare, iu premtua kryeministrit Berisha edhe gjate takimeve me Presidentin kroat Mesic dhe kryeparlamentarin Bebic. Presidenti Mesic lajmeroi se ai eshte "krejtesisht mbeshtetes per heqjen e vizave midis vendeve tona, deri ne fund te vitit". Nje nga temat e tjera te rendesishme qe kryeministri Berisha bisedoi me kreret e larte kroate, ishte edhe bashkepunimi per shtrirjen e gazsjellesit Transadriatik ne te gjithe rajonin, nepermjet Malit te Zi, deri ne Kroaci. "E informova kryeministrin Sanader mbi ecurine e bisedimeve te mia per gazsjellesin e TAP dhe per rezultatet qartesisht pozitive te tyre. Gjate vizites sime ne SHBA kerkova ndihmen e Sekretares se Shtetit Hillary Clinton dhe ajo, shfaqi interes per kete projekt. Me kryeministrin Sanader vendosem te lobojme se bashku per kete projekt madhor", tha Berisha. Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia do te kontribuonte ne perfundimin e autostrades Transadriatike, si nje ure lidhese midis Evropes dhe Ballkanit Perendimor. Autoritet kroate theksuan se ky projekt eshte drejt fundit. Njeheresh kreu i ekzekutivit shqiptar, njoftoi se u firmosen edhe disa marreveshje te rendesishme, per sa i perket fushes ekonomike. Nje ceshtje e diskutuar ishte edhe ajo e bashkepunimit ne kuader te integrimit te dy vendeve ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Dy kryeministrat vleresuan perpjekjet e medha te perbashketa te Shqiperise dhe Kroacise, per t'u bere pjese e NATO-s. Sanader vleresoi se anetaresimi ka nje rendesi te jashtezakonshme, jo vetem ne aspektin ushtarak, por dhe ne aspektin politik, si dhe per vijimesine e proceseve te integrimit ne BE. Berisha deklaroi se Shqiperia po ben perpjekje te medha per te permbushur detyrimet e saj dhe per te permbushur standardet dhe qeveria shqiptare do te paraqese kerkesen, per statusin e kandidatit brenda Presidences ceke te BE-se.

NATO

Ne muajin prill Shqiperia dhe Kroacia, pritet te behen edhe anetare, me te drejta te plota ne NATO. Keto dy vende moren se bashku, ftesen per anetaresim gjate vitit te kaluar, dhe tashme presin te kalojne ne hapin tjeter.

Autostrada

Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia do te kontribuonte ne perfundimin e autostrades Transadriatike, si nje ure lidhese midis Evropes dhe Ballkanit Perendimor. Autoritet kroate theksuan se ky projekt eshte drejt fundit.

4 marreveshje

Te rendesishme u nenshkruan dje mes pales shqiptare dhe asaj kroate. Dy nga marreveshjet kishin te benin me ekonomine, nje lidhej me punesimin e familjareve te diplomateve dhe nje marreveshje per ekstradimin e te denuarve.

Nenshkruhen 4 marreveshje dypaleshe

1 - Protokolli shtese mbi amendimin e marreveshjes per inkurajimin e mbrojtjes reciproke te investimeve, nenshkruar nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli dhe nga z.Damir Polancec, zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise se Kroacise

2 - Marreveshja midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kroacise, mbi amendimin e marreveshjes se marredhenieve dypaleshe ekonomike, nenshkruar nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Genc Ruli dhe zevendeskryeministri dhe minister i Ekonomise se Kroacise, z. Damir Polancec.

3 - Marreveshja per punesimin e anetareve te familjes se anetareve te Trupit Diplomatik dhe posteve konsullore, e nenshkruar nga z. Ferit Hoxha, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare dhe Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Kroacise znj.Bianka Matkovic

4 - Protokolli midis Ministrise se Brendshme te Republikes se Kroacise dhe Ministrise se Brendshme te Republikes se Shqiperise mbi riatdhesimin e personave me qendrim te paligjshem, nenshkruar nga Ivica Buconjic, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Brendshme kroate dhe z. Pellumb Qazimi, ambasadori i Shqiperise ne Kroaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›