INSTAT: Ne nentor u rriten çmimet e ushqimeve
Shqiptaret kane shpenzuar me shume per ushqimet ne muajin nentor dhe kjo i dedikohet shtrenjtimit te nje sere kategorish kryesore si vaji ,sheqeri, dritherat dhe buka. Indeksi shenoi nje rritje prej 0.2 per qind krahasuar me muajin e meparshem, kurse inflacioni vleresohet 2.8 per qind. Krahasuar me nje vit me pare, inflacioni ka shenuar ulje. Ne detaje, raporti i INSTAT jep edhe kategorite qe kane pesuar rritje, duke filluar nga ushqimet dhe pijet joalkoolike e deri tek vajrat e yndyrnat. "Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 0.3 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 2.3 per qind verehet ne nengrupin "sheqer\embelsira", ku mund te permendim rritjen e çmimit te sheqerit me 6.3 per qind", thuhet ne raportin mujor te INSTAT. Nderkohe, grupi "zarzavate perfshire patatet" shenoi nje rritje prej 2.1 per qind. Rritja me e madhe ka qene per specat, çmimi i te cilave u rrit me 39 per qind, por perjashtim nuk bejne as patellxhanet me nje rritje 25 per qind, kastravecet me 12.6 per qind. Ne kete nengrup renditen edhe nje sere produktesh, qe pesuan ulje çmimi. Frutat per nentorin shenuan nje ulje prej 4.2 per qind, ku mund te permendim uljen e çmimit te limoneve me 20.3 per qind, mandarinave me 18.8 per qind, portokajve me 17.9 per qind, molleve me 4.5 per qind. Nengrupet vajra dhe yndyrna gjate nentorit u rriten me 1.3 per qind,"qumesht djathe veze" me 0.5 per qind, "buke e drithera" me 0.4 per qind. INSTAT nxjerr ne pah se duhani dhe alkooli gjate nentorit kane kushtuar me lire. Grupi "veshje dhe kepuce" ka shenuar rritje. Po keshtu edhe grupi "Qira, uje lende djegese dhe energji", grupi "Transport" nuk ka ndryshuar, por brenda tij çmimet e karburantit shenuan nje rritje prej 0.1 per qind.
Indeksi i çmimeve te konsumit
"Ushqime dhe pije joalkoolike" +0.3%
"Sheqer" +2.3%
"Zarzavate perfshire patatet" +2.1%
"Fruta" -4.2%
"Pije alkoolike dhe duhan " -0.3%
"Transport" 0.0%
"Vajra dhe yndyra" +1.3%
"Qumesht, djathe e veze" +0.5%
"Buke e drithera" 0.4%
"Veshje dhe kepuce" +0.1%