E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Pse nuk rame ne krize

FMN rekomandoi nje shkurtim te buxhetit me 20 miliard leke. Sa do te jene ne fakt shkurtimet qe do t’i behen buxhetit me ndryshimet e pritshme?

Ne kemi filluar punen per rishikimin e buxhetit te viti 2011. Dhe shifrat jane rreth 20 miliarde leke, per te mbajtur ate objektiv qe ne kemi deklaruar per te mos rritur deficitin kete vit. Kjo do te thote qe vleresimi i pritshmerise te te ardhurave te vitit eshte i perafert ose i njejte me ate qe ka projektuar Fondi, Banka dhe ate qe kemi programuar edhe ne muajt e meparshem.

E kujt eshte pergjegjesia qe behen ndryshime ne mes te vitit ne buxhet?

Une e kam thene dhe me heret se rishikimet do te jene te pervitshme dhe praktika te mira e transparente jane ato qe rishikohen buxhetet cdo vit, ne mes te vitit. Keto rishikime nuk ndodhin kete vit per here te pare, ne kemi filluar t’i perdorim qe nga buxheti i vitit 2006. Kane qene disa vite qe rishikimet kane qene ne shtese dhe ne dy vitet e fundit rishikimet jane ne drejtim te shkurtimeve. Kjo reflekton jo vetem programimet optimiste qe ka Ministria e Financave, ose me sakte qe ka Shqiperia, pasi nuk eshte ministria ajo qe ben te gjitha projektimet, por reflekton edhe nje situate me optimiste, te pritshme me zhvillimet e tregjeve rajonale dhe nderkombetare. Buxheti eshte bazuar ne projeksionet e vjeshtes se vitit te kaluar dhe ju e dini shume mire si cila ishte ne ate kohe pritshmeria per zhvillimet ne eurozone dhe ne rajonin tone, nderkohe qe dihet dhe se si eshte sot situata, ecuria ekonomike ne eurozone dhe ne rajonin tone. Pra keto korrigjime jane te detyrueshme sepse nuk eshte vetem nje element, vetem rritja ekonomike, por jane te gjithe zhvillimet e tjera ekonomike qe bejne te domosdoshem hartimin e nje programi sa me realist. Sigurisht qe ne, sic e prezantova ne deklaraten e hapjes, po shkojme drejt projekteve me konservative. Kjo do te thote se nuk eshte aspekti me i mire, pasi mbajtja e nje modeli me optimist apo me entuziast ka deshmuar qe ka dhene rezultat ne Shqiperi, por perballe kushteve te tilla mendoj qe nje qasje me realiste eshte e domosdoshme te zbatohet.

Ne deklaraten e FMN-se degjuam nje rekomandim per rritje te taksave, ne nje kohe qe ju i paraprite se nuk do kete ndryshime taksash. A do te kemi ndryshim taksash?

FMN rekomandon se ne nje faze te tille, kur rregullimet buxhetore jane te pamjaftueshme per te siguruar objektivin e vendosur, mund t’i adresohemi rritjes se taksave dhe kjo nuk perben ndonje element qe demton avantazhet konkurruese te Shqiperise ne rajon dhe me gjere. Une e thashe qarte qe ne e konsiderojme teresisht te mundshme qe te gjithe rregullimet e nevojshme buxhetore te vijne brenda kuadrit fiskal aktual, pra te mos kemi rritje te taksave. Eshte e domosdoshme qe nje sere taksash, jo ato kryesore, te rishikohen nga pikepamja e praktikave te lehta per vjeljen e tyre, c’ka do te krijojne mundesine per nje administrim me eficent. E kam fjalen per taksa qe vilen nga agjente te tjere tatimore dhe jo nga administrata fiskale.

Ka nje diference mes parashikimeve te FMN -se per rritjen ekonomike nga ato qe ben qeveria? Ku bazohet kjo diference duke qene se shifrat, burimet te cilat ato ju referohen jane te njejta?

Eshte e vertete qe ka nje diference prej 2 heresh. FMN jep nje parashikim prej 2. 7 % dhe ne nje parashikim prej 5 %. Po ne vitin 2009 ka ishte parashikimi i Fondit? Ishte 0.8 % ne nje kohe qe u arrit nje nivel 3.3 %. Pra ndryshon me 4 here. Ne vitin e kaluar programi i FMN-se ishte rreth 2 %, kur rritja shkoi ne 4 %. Kjo nuk eshte ceshtje konkurrence. Eshte krejt normale qe variantet dhe kendveshtrimi i Fondit, sikurse e pate eshte me konservativi, me pesimisti. Dhe kjo eshte krejt normale qe ne duhet te marrim masat me ekstreme per te garantuar ate stabilitet, qe na ka nxjerre ne drite ne kete periudhe. Vendi kaperceu krizen me te thelle te shekullit te fundit, pa rene ne krize ne nje kohe kur ekonomia jone nuk eshte shume e madhe. Kjo ndodhi pikerisht sepse reformat strukturore, masat stabilizuese para krizes ishin te tilla qe garantonin nje rritje te larte ekonomike dhe jepnin nje impuls shume te madh per zhvillimin e ekonomise. Nuk duhet te heqim dore nga kujdesi yne, per te krijuar te gjitha kushtet makroekonomike dhe fiskale qe synojne nje rritje shume te larte ekonomike. Ju e dini shume mire qe ne deshironim te arrinim nje rritje dyshifrore, sepse morem masa te tilla per te garantuar gjithe treguesit e brendshem. Por ekonomia jone nuk eshte me e izoluar. Ekonomia jone ndervepron dhe globalizmi ka bere influencen e vet te paneglizhueshme nga nje ekonomi drejt nje ekonomie tjeter dhe ekonomia jone eshte nje ekonomi e hapur, qe vijon te rrise nivelin e shkembimit, blerjeve dhe shitjeve ne tregjet rajonale.

A do kete ndryshim ne politiken e rritjes se pagave dhe pensioneve, duke qene se nje nga rekomandimet ishin qe te mos kete ndryshime ne kete sektor?

Sado impresionuese qe te jene modelet virtuale, ne fund te fundit duhet gjykuar mbi realitetet. Kur bejme zgjedhjet ekonomike, bazohemi ne nje realitet konkret dhe sigurisht qe ka hapesira dhe marzhe per te vepruar mbi kete realitet konkret per te arritur qellimin. Dhe ne do te veprojme keshtu.

“Vendi kaperceu krizen me te thelle te shekullit te fundit, pa rene ne krize ne nje kohe kur ekonomia jone nuk eshte shume e madhe. Kjo ndodhi pikerisht sepse reformat strukturore, masat stabilizuese para krizes ishin te tilla qe garantonin nje rritje te larte ekonomike dhe jepnin nje impuls shume te madh per zhvillimin e ekonomise”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›