E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Qeveria hapa pozitive ne stabilitetin e ekonomise dhe ritmet e rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Ridvan Bode, priti sot një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga Drejtori i ri që përfaqëson interesat e vendeve të rajonit në BB, Piero Cipollone dhe Drejtoresha për Rajonin, Jane Armitage.

Ministri e uroi Cipollonen për detyrën e re dhe theksoi se Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të mirë e një bashkëpunim të ngushtë me stafin e Bankës.

Gjatë takimit ndër të tjera u bisedua dhe për situatën ekonomike në vend, ku ministri e njohu Cipollones me hapat që po ndërmerr qeveria për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë dhe ritmet e rritjes ekonomike.

Qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të suksesshëm me bankën Botërore.

Pas përfundimit me sukses të programit DPL (Kredi për Mbështetjen e Politikave të Zhvillimit) me një portofol prej rreth 20 milionë USD, tashmë është nënshkruar marrëveshja e DPL 2, e cila ka një portofol prej rreth 25 miliona USD dhe që do të fokusohet në realizimin e reformave në sistemin e kujdesit shëndetësor; edukimin; dhe kujdesin social;

Piero Cipollone, ka zëvendësuar në këtë detyrë Giovanni Magnoni dhe zgjodhi të parën Shqipërinë për vizitën e prezantimit të tij, pas marrjes së detyrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›