E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet me zgjedhje, 48 mijë maturantë sot në testim

Maturantët do të përballen sot me sfidën e fundit të Maturës, që janë dy provimet me zgjedhje. Rreth 48 mijë maturantë nga i gjithë vendi do t’i nënshtrohen sot provimeve me zgjedhje, sipas përzgjedhjes që ata kanë bërë vetë në Formularin A1. Krahasuar me provimin e parë dhe të dytë të Maturës, Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, në provimet me zgjedhje do të marrin pjesë 5 mijë maturantë më shumë. Në këtë kategori bëjnë pjesë ata maturantë që e kanë përfunduar gjimnazin para vitit 2011 dhe që për arsye nga më të ndryshmet duan të konkurrojnë këtë vit për në universitetet publike të vendit Ekspertë të arsimit u kujtojnë maturantëve se procedurat e dhënies së provimit janë të njohura dhe mosrespektimi i tyre çon në pezullim e menjëhershëm. Maturantët duhet të shohin nëse testi është i tyre, duhet të mos bëjnë asnjë shënim mbi të që mund të jetë dyshues dhe duhet të lënë celularët në shtëpi. Në përfundim të katër provimeve të detyrueshme për herë të parë të Maturës, vetëm maturantët që do të arrijnë të kalojnë me sukses secilin prej tyre do të pajisen me Diplomën e Maturës, për rrjedhojë do të vijojnë edhe garën për pranimet në universitete. Ndërsa maturantët që nuk do të marrin qoftë edhe një nga katër provimet, nuk do të pajisen me këtë diplomë dhe do t’u duhet të presin vitin e ardhshëm shkollor për t’i ridhënë provimet e Maturës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›