E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania holandeze, strategji për zhvillimin e Tiranës

Që nga fillimi i këtij viti, kompania holandeze BMB Mott MacDonald e bashkuar me A&B Consulting dhe me Mott MacDonald Albania në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, po punojnë për një projekt 12-mujor për të zhvilluar një “Strategji të Zhvillimit të Qytetit” (CDS) për Tiranën. Ky projekt i financuar nga Banka Botërore dhe Cities Alliance mbështet Bashkinë në zhvillimin e një kuadri strategjik afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo strategji do të mbështetet në një proces me bashkë-pjesëmarrje të gjerë dhe në bashkëpunim të ngushtë me aktorët kryesorë, si: mobilizimi i burimeve vendore dhe burimeve të jashtme për zhvillimin e qytetit; zhvillimin e kapaciteteve institucionale në krijimin e mekanizmave të përhershëm për të bërë të munduar zbatimin e saj. Çdo strategji e zhvillimit të qytetit përcaktohet si një proces i orientuar nga aksione konkrete, që zhvillohet dhe mbështetet nëpërmjet pjesëmarrjes, për të nxitur zhvillimin e barabartë në qytet dhe zonat e tyre rrethuese, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët. Më në hollësi ky projekt përqendrohet në zhvillimin e një strategjie afatmesme deri në afatgjatë për zhvillimin ekonomik. Strategjia do të synojë në përmirësimin e shërbimeve publike që ndikojnë në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe në krijimin e një klime biznesi tërheqëse për investimet e huaja direkte. Projekti do të ndalet edhe në hartimin e një programi për të koordinuar në mënyrën e duhur një axhendë për bashkëpunim ndërmjet niveleve të pushtetit (eve) vendor dhe atij qendror, domethënë duke identifikuar përparësitë dhe hartimin e politikave dhe programeve të përbashkëta me bashkitë dhe komunat fqinje në zonat ku kemi mbivendosje të shërbimeve, planifikim të përbashkët ekonomik dhe të zhvillimit dhe manaxhim të përbashkët urban; si dhe ndërtimin e një axhende për politikat dhe strategjitë e ardhshme të përbashkëta, me pushtetin qendror dhe me aktorë të tjerë në nivel qendror, në fushat ku ka mbivendosje shërbimesh dhe veprimtarive që kanë natyrën e përdorimit në nivel kombëtar. Gjithashtu, projekti synon zhvillimin e një strategjie të integruar për ndërtimet informale. Zhvillimi i masave parandaluese për një menaxhim të efektshëm të rritjes urbane, në mënyrë që të minimizohet degradimi urban dhe të racionalizohen kostot e ofrimit të shërbimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›