Shtatzënia, ja çfarë duhet të dini për muajt e parë
Kontrolli
Një kontroll i detajuar lejon të mësosh se shtatzënia shkon mirë. Është mirë që një eko të bëhet në fund të muajit të dytë. Deri në fund të shtatzënisë duhet të bëni 7 vizita të detyrueshme.
Analiza e gjakut gjatë tremujorit të parë është e detyrueshme. Mjeku do t’ua kërkojë një gjë të tillë që në vizitën e parë. Ky kontroll do t’ju lejojë që të dini rezusin tuaj të gjakut dhe të verifikoni imunitetin. Po kështu, mund të bëhen dhe kontrollet për HIV apo hepatitin C.
Gjatë tremujorit të parë do të keni dhe të vjella. Shumë gra e njohin këtë gjë, pasi kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale. Të vjellat lodhje dhe irritim, këto janë disa nga problemet në fillim. Fatmirësisht, gjithçka mbaron në fund të tremujorit të parë. Gjatë tremujorit të dytë ju mund të njiheni se i kujt gjinie është fëmija, pra kjo përkon gati me javën e 22-të të shtatzënisë.
Në fund të tremujorit të parë fëmija juaj është 8 centimetra dhe mund të peshojë deri në 65 gramë. Duket se është rritur goxha që nga fekondimi. Embrioni tashmë është bërë fetus.
Që në fillim të shtatzënisë është e rëndësishme të nisni marrjen e vitaminës B9, pasi kjo është një vitaminë që mbron embrionin nga një vonesë në rritje dhe ju mbron dhe nga ndonjë anomali të sistemit nervor. Ndërsa një shtesë në kile nuk do të qe e këshillueshme gjatë muajve të parë, duke pasur parasysh se duhet të kalojnë dhe 9 të tillë.