Bode: Qeveria ka gati skemën e rritjes së pagave dhe pensioneve
27/11/2009 Ministri i Financave deklaron se rritja ekonomike do të jetë 6-6,5 për qind
Qeveria ka gati skemën e rritjes së pagave dhe pensioneve për vitin e ardhshëm. Ky është një nga prioritetet e mazhorancës qeverisëse gjatë mandatit të dytë dhe që është parashikuar në buxhetin e vitit 2010. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Ritvan Bode, në një prononcim televiziv. Sipas tij, është parashikuar që rritja e pagave të punonjësve buxhetorë do të jenë në masën 4-10 për qind e diferencuar, ndërsa për pensionet e fshatit rritja do të jetë në masën 7 -15 për qind. Ministri i Financave theksoi se projektbuxheti i vitit 2010 merr në konsideratë të gjitha këto zhvillime dhe bazohet në skenarin për rikthimin e ekonomisë në parametrat e saj optimalë pas stresit të këtij viti. Sa i takon rritjes ekonomike, sipas ministrit Bode, parashikohet që ajo të jetë nga 6 deri në 6.5 për qind për vitin e ardhshëm. Kjo do të vazhdojë të mbështetet nga filozofia e stimulimit të rritjes ekonomike nëpërmjet nxitjes së ofertës agregate dhe ndjekjes së politikave makroekonomike të mirë-planifikuara e mirë-koordinuara dhe nga thellimi i mëtejshëm i reformave ekonomiko – strukturore, krahas proceseve të tjera ë natyrshme në të cilat po kalon ekonomia shqiptare. Rritja e të ardhurave në këtë projektbuxhet do të jetë me 12 për qind, një ndër rritjet më të mëdha të bëra në buxhet, ndërsa PPB-ja për frymë do të ritet me rreth 10 për qind. Në projektbuxhet parashikohet që niveli i papunësisë të ulet me 0.3 për qind në krahasim me fundin e këtij viti. Programi fiskal i vitit 2010 është bazuar në ecurinë makro-fiskale të vitit 2009, si edhe në kuadrin e rishikuar makroekonomik 2010-2012. Ndryshimet në barrën fiskale të programuara për vitin 2010 synojnë konsolidimin e sistemit pa bërë rritje të nivelit të taksave, duke mos cenuar avantazhin e vendit me taksat më të ulëta, si dhe respektimin e programit të qeverisë në proceset integruese euroatlantike dhe rajonale.