Mediu:Do zbatohet "ekononima e gjelbër"

Qeveria do të ndikojë që në Shqipëri të zbatohet e ashtëquajtura "Green economy" ose siç përkthehet në shqip "ekonomia e gjelbër". Sektori i parë që do të realizojë këtë gjë është ai energjitik, duke qenë se vendi ynë është mjaft i pasur me burime natyrore energjie u shpreh ministri i Mjedisit, Mbrojtjes së Pyjeve dhe Administrimit të Ujravave Fatmir Mediu. Ndër projektet e para që kanë filluar të realizohen janë hidrocentralet dhe panelet diellore. Mediu deklaroi gjithashtu se vëmendje për momentin i duhet kushtuar edhe mbrojtjes së shfrytëzimit të baseneve të lumenjve pasi po shkaterrohen pa kriter.
Zhvillimi industrial vazhdoi Mediu bëri që mjedisi të ndotet dhe të jetë në këtë gjendje sot. Megjithatë ne duhet të kemi kujdes që zhvillimi ekonomik të shkaktojë sa më pak dëme mbi mjedisin. Këto deklarata ministri i bëri në forumin ekonomik greko-shqiptar ku u shkëmbyen ide dhe eksperienca midis dy vendeve për zhvillimin ekonomik dhe ndikimin e tij në mjedis.