Ulen kostot në ndërtim, shtohen shitjet e makinave
27/11/2009 INSTAT: Rriten shpenzimet për pagat dhe makineritë në ndërtim
Tremujori i tretë i vitit ka sjellë ndryshime në disa aspekte të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Instituti i Statistikave ka raportuar dje se kostot në ndërtim janë ulur, ndërsa shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga blerja dhe riparimi i automjeteve. Ky është një tregues që vijon të rritet nga tremujori në tremujor, bashkë me treguesin tjetër të tregtisë së karburanteve. Të dhënat i referohen periudhës deri në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Automjetet
Tregtia dhe riparimi i automjeteve mbetet një nga aktivitetet me një rritje të lartë gjatë kësaj periudhe. Indeksi i volumit të shitjeve në këtë grup, sipas të dhënave të INSTAT-it, është rritur 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Gjithashtu, krahasuar me tremujorin paraardhës ky indeks është rritur 10.1 për qind. Në të njëjtën kohë është rritur edhe treguesi i tregtisë me pakicë të karburanteve që do të thotë se shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për këtë produkt. “Në grupin tregtia me pakicë e karburanteve, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e tretë 2009 është rritur 18.1 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës”, - theksohet në analizë. Ndërkaq, indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” arriti 169.2 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është ulur 3.4 për qind. Në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” indeksi i punësimit në tremujorin e tretë të këtij viti arriti 176.0 për qind me rritje 9.5 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Aktiviteti i ndërtimit
Indeksi i kushtimit në ndërtim arriti 128.3 për qind. Kjo shifër është 0.1 për qind më e ulët se sa tremujori i mëparshëm. Sipas ekspertëve të INSTAT-it, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008 ky indeks ka shënuar një ulje 0.4 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1.5 për qind. “Indeksi i çmimeve të shpenzimeve direkte është ulur 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Indeksi i nëngrupit shpenzime materiale është ulur me 0.2 për qind. Çmimet e materialeve të ndërtimit janë ulur me 0.2 për qind”, - thekson analiza e të dhënave të INSTAT-it. Rritje kanë pësuar vetëm çmimet e materialeve elektrike dhe hidrosanitare përkatësisht me 0.4 dhe 0.3 për qind, në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Gjithashtu, indeksi i shpenzimeve për paga dhe për makineri është rritur përkatësisht me 0.2 dhe 0.3 për qind. Sipas ekspertëve, në këtë tremujor, indeksi i kushtimit në ndërtim për grupet e tjera nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e dytë 2009.
Shitjet me pakicë
Ekspertët e Institutit të Statistikave kanë argumentuar se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë të 2009-s arriti 175.8 për qind. Treguesit janë në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Kështu, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 2.2 për qind. Por, krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 0.9 për qind. “Në grupin e ushqimeve, pijeve e duhan në njësi tregtare të specializuara, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 2.5 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës”, - nënvizojnë ekspertët e Institutit të Statistikave.