Bode: Qeveria mund të paguajë borxhet

Qeveria ka aftësi të plotë paguese të borxheve. Kështë reagoi ministri i financave Ritvan Bode qëndrimeve që shprehu kreu i opozitës Edi Rama mbi shkurtimet buxhetore.
“I bejme me dije se jo vetëm që kemi mundesinë për të paguar të gjithë shpenzimet e tjera që lidhen me shërbimin e buxhetit, sigurisht pagesa e borxheve është prioritare, por do të vijojmë për të paguar edhe rritjen e mëtejshme te investimeve sipas programit buxhetor që realizuam dhe deficiti apo borxhi i vitit sigurisht që është shumë nën kontroll krahasuar me vëllimin e investimeve dhe shpenzimeve dhe të ardhurave që realizon buxheti i shtetit” tha Bode.
Sipas Bodes shifrat e dhëna nga kreu i opozitës për buxhetin dhe rritjen ekonomike janë gënjeshtra.
“Zoti Rama shtrembëron të vërtetën kur thotë se buxheti i shtetit i vitit 2010 është pakësuar me 25% në një kohë kur nga të gjithë u konstatua dje se shkurtimet shkonin jo më shumë se 9.5% e programit fillestar të miratuar në kuvendin e Shqipërisë vitin e kaluar. Fillon t’i bjerë fyellit në vrimën e tij se ekonomia shqiptare është në krizë, ndërkohë që jo më larg se një javë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar u deklarua se është një rritje më e madhe nga sa ne e kishim shpresuar” tha Bode.
Po ashtu zoti Bode i kujtoi kreut të PS se para se të bëjë opozitë për buxhetin i duhet të miratojë buxhetin bashkiak.
Adi Darsi