E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rritja ekonomike 3% për vitin 2009, më e larta në Evropë

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se pas goditjeve të forta, ekonomia botërore po rikthehet në rritjen e saj më të moderuar se para krizës. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një përmes një konference për shtyp sëbashku me përfaqësuesin e FMN-së, Geruin Bell dhe guvernatorin e Shqipërisë Ardian Fullani, tha gjithashtu se në vitin 2009 situata është menaxhuar me sukses nga ana e Qeverisë. “Disa vende kanë treguar se po rimëkëmben nga kriza ekonomike globale. Qeveria është e gatshme që sugjerimet e FMN-se t'i marrë në konsideratë”, theksoi kreu i financave. Ai tha se në “për zhvillimin e ekonomisë reale duhet t'i rikthehemi themeleve më të shëndosha për të mundësuar një perspektive më të sigurt, si dhe të rivendosim një ekuilibër të ri në parametrat me të përshtatshme, pasi bota e pas krizës nuk është më e njëjtë”. “Më vjen mirë që FMN konstaton faktin që gjatë vitit 2009 situata u menaxhua me sukses me masa të përshtatshme, me stimuj fiskalë dhe buxhetorë, që mundësuan një rritje ekonomike 3 % tashmë e konfirmuar dhe që rezulton ndër më të lartat në të gjithë Evropën e që përbën një bazë të mirë për program ambicioz në vitet në vijim", u shpreh Ridvan Bode.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›