E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Sistemi bankar, i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha sot se gjatë vitit 2010 duhet një politikë fiskale më konservatore. Për sa i përket inflacionit të çmimeve të konsumit, ai tha se do të zbresë aktualisht. Gjithashtu, Guvernatori bëri të ditur se gjatë bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar është vlerësuar rritja ekonomike e Shqipërisë. “Sistemi bankar mbetet i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar dhe inflacioni në vitin 2009 ishte mesatarisht 2-3 %. Përpos kësaj, edhe bilancet e jashtme kanë shfaqur shenja konsolidimi”, sqaroi Fullani. Sipas parashikimi, ai tha se viti 2010 do të shoqërohet nga një përmirësim gradual, por shumë nga faktorët do të vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe gjatë këtij viti. Sipas tij, politikat fiskale ndihmuan në mbështetjen e aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2009, por ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet për shumë kohë në këto stimuj fiskal. “Qëndrueshmëria fiskale duhet të garantohet në një rregull fiskal, ndërsa rritja ekonomike duhet të mbështetet në nxitjen e sektorit privat dhe këtu rol kryesor duhet të luajë kreditimi i saj”, deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›