FMN: Në 2010-ën, rritje më e ulët ekonomike për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se Shqipëria do vazhdojë të ketë rritje ekonomike edhe gjatë 2010-ës . Por sipas pëfaqësuesit të FMN-së, Gervin Bell rritja do jetë me ulët se viti i kaluar. Në konferencën për shtyp pas vizitës 10-ditore në Tiranë, Bell tha se ekonomia shqiptare ka arritur t'ia dalë përballë krizës botërore shumë mirë, duke shënuar rritje 3%, por sipas parashikimeve rritja gjatë 2010-ës do jetë 2-2.5%. " Viti që kaloi shënoi një rritje prej 3% për ekonominë shqiptarë. Por gjatë 2009-ës ka pasur ngadalësim të normës së rritjes së GDP-së dhe pritet rritje e ngadaltë ekonomike gjatë 2010-ës. Kjo rritje do jetë 2-2.5%", shtoi ai.
Sa i përket inflacionit, përfaqësuesi i FMN-së pohoi se për shkak të çmimeve të administruara ka pasur rritje të inflacionit, por pasi ky shok të ketë kaluar, infacioni do kthehet në nivelin 3%.
Bell tha se pas takimeve që misioni i FMN ka pasur në Shqipëri janë hartuar disa rezultate paraprake që i janë prezantuar ministrit të Financave Bode dhe guvernatorit të BSH-së, Fullani. "Konkluzionet do i dërgohen bordit në Washington dhe rekomandimet e bordit do i jepen autoriteteve shqiptare", sqaroi ai.
Ndërkaq, në fjalën e tij ministri i Financave, Ridvan Bode tha se FMN ka vlerësuar se gjatë 2009-ës situata u menaxhua mirë nga qeveria shqiptare. Ai tha se ekonomia shqiptare u mbajt jashtë vorbullës së krizës ekonomike. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike prej 3% në 2009-ën, rritja më e madhe në gjithë Evropën. Bode tha se në takime me FMN-në është diskutuar se si të vendoset një ekuilibër i ri makroekonomik në ekonominë shqiptare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se në takimet me FMN-në është rëndë dakord për ndjekjen e politikave të kujdesshme të zbatuara në kontekstin e stabilitetit makroekonomik e financiar. "Po ashtu është rënë dakord vazhdimi i reformës strukturore që do mbështesë rritjen ekonomike afatgjatë të Shqipërisë", tha Fullani. Sipas tij inflacioni ka pasur një luhatje prej 2-3%. Fullani theksoi se u frenua kreditimi nga bankat. Guvernatori i BSH-së theksoi se politika monetare e BSH-së do të jetë e kujdesshme veçanërisht ndaj objektivit kryesor, inflacionit.