Bode Rritja ekonomike ne vend 3 FMN Te ruhet niveli i borxhit publik
Rritja ekonomike dhe gjetja e stimujve që e nxisin këtë ka qenë kryefjala e konferencës së përbashkët për shtyp mes ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Fondit monetar Ndërkombëtar.
Në fjalën e tij ministri Bode theksoi se rritja ekonomike do të jetë rreth 3%, ndërsa theksoi se do të ruhet niveli i borxhit në 60%. Sipas tij kjo rritje ekonomike do të jetë sa objektivi, ndonëse ishte parashikuar të ishte rreth 4%.
Ministri i Financave deklaroi se vëmendja e qeverisë ka qenë në mos rritjen e deficitit buxhetor përmes huamarrjeve dhe ruajten e nivelit të borxhit publik.
"Edhe pas krizës që po ndodh në Eurozonë deficiti tregtar është në parametra dhe sipas parashikimeve, duke ruajtur objektivat e borxhit publik në 60 përqind. Borxhi i vendit edhe pse është më i larti në rajon është nga më pak të dëmshme. Vëmendja e qeverisë do të jetë që të mbajë në të njëjtat parametra dhe të mosrritet deficiti buxhetor përmes huamarrjeve”-tha Bode.
Ai tha gjithashtu se një rëndësi të veçantë kanë reformat strukturore, sepse ato nxisin investimet e huaja, ndërsa theksoi se kan një rritje të numrit të punësuarve në vend.
Ministri i Financave përmendi edhe përmirësimin e klimës ndaj biznesit, uljen e taksave, si edhe mbështetjen ndaj shtresave në nevojë.
FMN: Të ruhet niveli i borxhit në nivelin rreth 60%
Shefi i misionit të FMN për Shqipërisë, Nadeem Ilaj, vlerëson se ekonomia e vendit tonë ka ecur mirë që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008.
“Shumë vende kanë rënie të rritjes ekonomike, ndërsa Shqipëria pati ulje të ritmeve ekonomike, por nuk pati cënim të stabilitetit makro-ekonomik”- deklaroi Milaj, i cili shtoi se në vitet që vijnë kriza në Eurozonë do të ketë goditje të forta dhe do të ndikojë në rritje të lehtë ekonomike në 0.5% për vitin 2012 dhe 1.3% për 2013.
“Vijimi i krizës në Eurozonë po transmeton goditjet dhe efekti po vjen në Shqipëri. Kjo ndikohet se Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe Greqinë. Agjentët ekonomikë po ndikojnë kërkesën e brendshme. Në vlerësojmë se rritja ekonomike në 2012 do jetë 0.5 % ndërsa në vitin e ardhme rritje të lehtë 1.3 %. Importet kanë rënë, dhe rritja e kreditimit ka rënë. Vitin tjetër ritmet e rritjes do varen nga mjedisi i jashtëm dhe zhvillimet në euro”,- theksoi Ilaj.
Ai i vlerësoi të suksesshme politikat monetare të Shqipërisë, të cilat kanë shërbyer për ruajtjen e inflacionit dhe vlerësoi masat e marrë nga BSH për ruajtjen e stabilitetin financiar në vend.
Përfaqësuesi i FMN-së këshilloi që buxheti i vitit 2013 të ruajë nivelin aktual të borxhit publik, i cili sipas tij vijon të mbetet i lartë.
"Ministria ka shumë të drejtë ku vë në dukje se niveli i buxhetit nuk është rritur aq shumë sa është rritur në vendet e Ballkanit dhe Europës. Por, ne jemi të mendimit se niveli i borxhit mbetet i lartë dhe përbën një rrezik për nevojat në treg cdo vit. Ne diskutuam nevojën për të reduktuar borxhin, por edhe për të mbështetur nevojën e tregut. Këshilla jonë, për vitin 2013 buxheti duhet të ruajë nivelin e borxhit në po atë nivel që është këtë vit. Kjo do kërkojë rritjen e të ardhurave dhe kufizimin e shpenzimeve, por edhe hapat e parë në reformën e pensioneve",- deklaroi Milaj.
Fullani: Ecuria ekonomike në vend, pozitive
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani theksoi se diskutimet janë orientuar drejt gjetjes së stimujve për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të nxitur rritjen ekonomike dhe thithjen e investimeve të huaja.
“Është vlerësuar pozitivisht qëndrimi në zonën pozitive të rritjes ekonomike dhe angazhimi i institucioneve dhe agjentëve ekonomikë për të gjetur të gjitha mundësitë dhe stimujt e mundshëm për të krijuar hapësirat për stimulim të rritjes ekonomike në kushtet e një stabiliteti afatgjatë, që vendi të rritet në mënyrë të qëdrueshme duke synuar thithjen investimeve të huaja”- deklaroi Fullani, i cili shtoi se një rëndësi të veçantë ka ruajtja e sistemit makro ekonomik.
Gjithashtu kreu i Bankës së Shqipërisë theksoi se është rritur besimi financiar te publiku, cka ka rezultuar me rritjen e depozitave në vend, ku gjatë krizës bankat kanë rritur kapitalin.
Ndërkaq Fullani shtoi se inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll dhe ambienti makro-ekonomik është i qëndrueshëm, ndërsa normat interesit kanë patur tendencë rënëse.