E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Galliani drejt largimit

Pas viteve të mbushura me suksese dhe trofe, Adriano Galliani mund të largohet nga Milani. Zërat qarkullonin prej kohësh në ambientet e klubit kuqezi, ndërsa tashmë gazetat italiane janë të bindura se revolucioni në klub do të ndodhë shumë shpejt.

Sipas të përditshmeve përtej Adriatikut, familja Berlusconi ka vendosur të ndryshojë drejtuesit e klubit dhe t’ia besojë rolin e administratorit të Milanit njërit ndërmjet Fenuçi dhe Biesuz.

Ndryshimi është rrënjësor, edhe sepse nuk ka asnjë dyshim që Adriano Galliani është një prej drejtuesve më të mirë të futbollit italian, jo vetëm në ditët e sotme, por gjatë 30 vjetëve të fundit.

Megjithatë, duke se çdo epokë ka kohën e saj dhe shkëlqimit të Gallianit i ka ardhur fundi. Kjo është arsyeja përse familja Berlusconi po kërkon një ndryshim të plotë dhe t’ia besojë skuadrën një figure tjetër, që do ti jepte një pamje të re klubit, por mbi të gjitha të arrijë ti mbajë kuqezinjtë në nivele të larta pavarësisht vështirësive ekonimike.

Alternativa e parë ëshë Claudio Fenuçi, administrator i Romës, që vlerësohet shumë nga Silvio Berlusconi. Fillimisht u diskutua që ai të punonte së bashku me Gallianin, por kjo mund të shkaktonte tension dhe debate në rang drejtuesish.

Emri tjetër është ai i Giuseppe Biesuz, që njihet si një tifoz i Mianit. I ngacmuar rreth hipotezës për të qenë numri 2 i Milanit, ai i ka mohuar kontaktet, megjithatë është shprehur i gatshëm ta ndihmojë Milanin.

Ndërkohë, Galliani duket se ka dy mundësi, të kandidojë sërish për president i Ligës së Futbollit, ose të shqyrtojë mundësinë ti bashkohet Leonardos dhe Ancelottit te Paris Saint Germen, për të drejtuar klubin e sheikëve, që duket edhe një mundësi mjaft tërheqëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›