E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rruga kushtoi mbi 800 milionë euro

Ministri

Ministri i Financave pranoi faturën e lartë të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, duke thënë se ka prekur rreth 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjatë debatit në “Top Story”, ministri Ridvan Bode tha se deri tani rruga ka kushtuar mbi 800 milionë euro dhe se të tjera financime do të vijojnë deri në përfundim të punimeve për tunelin tjetër. “Ndoshta për tunelin që ka mbetur ende në punë, do të hidhen nga buxheti edhe 30 milionë euro të tjera”, ka sqaruar ministri. Në vitin 2006, kur qeveria miratoi projektin rrugor, ministri Bode ishte shprehur kundër, duke parashikuar koston e lartë të saj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›