E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Shkurtimet në buxhet nuk kanë prekur faturën sociale, mbetet më e larta në rajon

Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se ndryshimet në buxhet nuk kanë sjellë shkurtim të faturës sociale, duke theksuar se kjo faturë është 40 për qind më e lartë në rrajon, në raport me prodhimin e brendshëm bruto dhe është dyfishuar në raport me të faturën sociale të periudhës së qeverisjes socialiste.
“Nuk ka asnjë shkurtim në faturën sociale dhe se buxheti konfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve në masën më të madhe historike që keni bërë ju gjatë 8 viteve të pushtetit të opozitës. Buxheti i vitit 2010 që ne sot votojmë ka si shpenzime, faturë sociale 109 miliardë lekë dhe në krahasim me maksimumin historik të dhënë ndonjëherë gjatë qeverisjes socialiste që ka qenë vetëm 50 miliardë lekë, janë më shumë se dyfishuar”, tha ministri i Financave.
Fondi për ndihmën ekonomike, vijoi ministri Bode, është plot dy herë më i lartë nga sa ka qenë në vitin 2004.
“Në tërësi fatura sociale në këtë buxhet është të paktën 40 për qind më e madhe në krahasim me qeverisjen tuaj, në raport me PBB-në dhe jo në vlerë absolute, e cila rezulton 2 herë më e madhe, por njëkohësisht është edhe fatura sociale në raport me PBB-në më e larta në rajon”, deklaroi më tej, kreu i financave, Ridvan Bode.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›