E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Lefter Maliqi: “Erjon Braçe po kërcënonte kryetaren e Kuvendit”

Fakti/Në seancën e fundit, Erion Braçe s’i shpëtoi dot shpullës

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Berat, Lefter Maliqi, ka sqaruar incidentin në seancë plenare mes tij dhe deputetit socialist, Erjon Braçe.
Maliqi informoi se gjatë kohës së kryetarja e Kuvendit po citonte nenet e miratuar të ligjit për ndryshimet në buxhet, socialisti Braçe ka kërcënuar kryeparlamentaren si dhe mbante në dorë një shishe.
“Ishte një incident rastësor si dhe njëherazi i dënueshëm. Incidenti filloi mes debateve të deputeteve femra për shkak të notave që përmendi kryeministri Berisha dhe ndërkohë që kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta pushim deputeti i PS-së Braçe përdori fjalë fyese ndaj drejtueses së seancës duke nxjerrë edhe shishe. Unë menjëherë mbërrita pranë foltores për t’i marrë shishen nga dora”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi.
Sipas tij, incidenti ishte vetëm me fjalë dhe se nuk ka ndodhur asnjë lloj konfrontimi fizik. Dy deputetët e qarkut të Beratit ndajnë mes tyre një konflikt të hershëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›