Gjovalin Kadeli paditet për ushtrim dhune ndaj një efekti të sigurisë
Denoncimi i Gardës së Republikës
Garda e Republikës do të ngrejë padi ndaj deputetit të PS-së Gjovalin Kadeli pas incidentit të ndodhur në seancën e djeshme plenare. Përmes një deklarate për shtyp Garda thekson se gjatë seancës plenare, deputeti i Partisë Socialiste Gjovalin Kadeli ka goditur një nga efektivat e shërbimit të sigurisë së Gardës së Republikës.
“Goditja e efektivave të Gardës së Republikës gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është një dukuri e përsëritur prandaj Garda e Republikës do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë ngjarje. Sipas nenit 20, pika 1, të ligjit 8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “punonjësi i Gardës së Republikës në shërbim ose për shkak të shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohet sipas dispozitave të kodit penal. Garda e Republikës në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Gardës së Republikës.