Bode-bizneseve Na ndihmoni me amnistine fiskale
TIRAN- Amnisti fiskale por edhe falje. Ky eshte qendrimi i fundit i qeverise ne raport me aplikimin e nje amnistie fiskale per bizneset dhe individet. E ndersa deri me tani ishte diskutuar mbi dy variante te vecuara ate te faljes se detyrimeve te prapambetura si dhe ate per nje amnisti me te gjere ku te perfshihet edhe legalizimi i aseteve miratimi te ciles do te varej edhe nga votat e opozites tashme ekzekutivi mendon ti beje te dyja njekohesisht.
Nisma eshte publikuar nga ministri i Financave Ridvan Bode gjate tryezes se realizuar dje me perfaqesues te biznesit dhe eksperte te ekonomise per te marre sugjerimet e tyre perpara perfundimit nga puna per hartimin e draftit ligjor.
Bode i lidhi te dy keto procese me njeri-tjetrin duke theksuar se ato do te zbatohen njekohesisht.
Ende nuk dihet se cfare moduli do te gjendet per te permbushur nje gje te tille pasi ne te tilla raste Kushtetuta imponon miratimin me 84 vota ne parlament gjithsesi kjo i mbetet nje vendimi politik ne momentin kur drafti do te shkoje ne Kuvend. Te dy konceptet qendrojne ne themel te ketij procesi.
Pra edhe falje edhe amnisti. Keto duhet te merren ne menyre te menjehershme sepse ndersa amnistojne ata qe kane fshehur detyrimet duhet te amnistojme edhe ata qe kane deklaruar por qe nuk kane pasur kapacitetin per te paguar- tha ai. Nga ana tjeter ministri i druhet nje perceptimi te kundert nga ana e biznesit dhe i gjithe procesi te kthehet si nje bumerang.
Bizneset mund te mendojne se procesi do te perseritet edhe ne te ardhmen dhe per kete arsye te krijojne nje tradite te re te mosdeklarimit te te ardhurave dhe mospagimit te taksave.
Per ti bere balle kesaj Bode paralajmeroi biznesin se pas aplikimit te amnistise do te shtrengohen edhe me teper hapesirat per shmangien nga pagesat e detyrimeve.
Masa shtrenguese ndaj atyre qe perserisin qe fshehin te ardhurat krijojne evazion do te jene me represive dhe ne kete kuader eshte pergatitur nje pakete ndryshimesh me rritje te penalizimeve ndaj atyre qe nuk i nenshtrohen ligjit ne menyre te barabarte me te tjeret. Pra nga nje ane ja ku eshte kulaci por kerbaci do te jete me i forte- vijoi ai.
Bizneset kane shfrytezuar tryezen per te shpalosur edhe ata qendrimet e tyre ne lidhje me procesin duke pasur ne disa raste edhe mendime te kunderta por ajo qe i bashkon te gjithe ka te beje me faktin se amnistia duhet kryer vetem nje here si dhe kerkesa per aplikimin e nje tarife sa me te ulet.
Kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane Nikolin Jakaj kerkoi aplikimin e nje amnistie te plote e cila te parashikoje faljen e detyrimeve te prapambetura si dhe legalizimin e aseteve. Falja e detyrimeve sipas tij duhet te perfshije te gjitha gjobat dhe kamatevonesat e vendosura qe prej 20 viteve.
Nga ana tjeter Romeo Mitri president i Institutit te Keshilltareve Fiskale kembenguli ne faktin se nese do te behet nje falje e detyrimeve te prapambetura ajo te perfshije vetem gjobat dhe kamatevonesat ndersa detyrimi tatimor duhet paguar.
Detyrimi tatimor duhet te paguhet pasi japim mesazh te gabuar tek tatimpaguesit e ndershem te cilet mund te fillojne te reduktojne pagesat me mendimin se amnistia mund te perseritet. Duhen percaktuar qarte dhe prere se cilet do te jene subjekt i amnistise fiskale - tha ai. Pjese e diskutimit u bene edhe perfaqesues te tjere te biznesit te cilet nder te tjera kerkuan rritje e kapaciteteve te administrates tatimore me qellim qe aplikimi i amnistise fiskale te mos kthehet ne nje precedent.
Pjese nga diskutimet
Ridvan Bode
Nje amnisti kete vit eshte e domosdoshme per te cliruar individet nga presioni i madh ligjor pasurite qe ata kane te regjistruara dhe te ardhura qe shpeshhere i kane te padeklaruara.
Falja ka te beje me heqjen dore te shtetit nga mbledhja e detyrimeve te prapambetura te bizneseve ndersa amnistia ka te beje me amnistimin e vepres penale te fshehjes se taksave apo mosdeklarimit te tyre. Te dy konceptet qendrojne ne themel te ketij procesi.
Pra edhe falje edhe amnisti. Keto duhet te merren ne menyre te menjehershme sepse ndersa amnistojne ata qe kane fshehur detyrimet duhet te amnistojme edhe ata qe kane deklaruar por qe nuk kane pasur kapacitetin per te paguar. Te dyja keto duhen nderthurur sa me liberale do te jete amnistia aq me e thelle do te jete edhe falja qe do te shkoje nga falje totale deri ne falje te pjesshme.
Nikolin Jakaj
Per sa i takon amnistise dhe legalizimit te aseteve te qytetareve shqiptare doja te permendja A Amnistia dhe legalizimi i mjeteve financiare te qytetareve shqiptare per shumat deri ne 150 mije euro. Propozimi i Dhomes per legalizimin e mjeteve financiare konsiston ne aplikimin e nje tarife jo me shume se 5 per qind. B Legalizimi i aseteve ne formen e pasurive te paluajtshme te qytetareve shqiptare ku vlera e tyre arrin deri ne 200 mije euro. Lidhur me legalizimin e aseteve ne formen e pasurive te paluajtshme te qytetareve ne propozojme tarifen
Ritvan Bode
Kerkesa per te patur nje amnistisa me shpejt eshte normale. Por edhe gjithe proceset qe po ndodhin ne fiskun shqiptar duhet te behen brenda vitit qe qytetaret te jene te cliruar nga detyrimi permes amnistise pra te kene deklaruar gjithcka dhe ne vitin qe vjen te jene te cliruara edhe kompanite per asetet qe do te deklarojne. Nje kohezgjatje e madhe e ndermarrjes se amnistrise nuk e ben eficente ate.
Gjergj Buxhuku
Amnistia fiskale duhet te behet ne nje kohe te shpejte duke i paraprire pushimeve verore kur nje pjese e madhe e emeigranteve jane te pranishem ne atdhe kjo te papraprihet edhe nga nje fushate marketingu qe kthimin ne vend ata ta shoqerojne edhe kryerjen e aministise fiskale.
Aministia duhet te jete e drejtuar mbi qytetaret dhe jo vetem mbi biznesin. Per emigrantet ajo duhet te jete me konkurruese ne raport me vendet ku ata punojne per ti stimuluar. Tarifa e amnistise nuk mund te jete me e larte se 2 per qind.
Ridvan Bode
Kur flasim per amnisti te pergjithshme u tha qe duhen perfshire individet personat juridike dhe kompanite. Jam dakord qe te kete nje pershkallezim te tarifes se amnistise qe do te jete midis individeve te thjeshte qe do te legalizojne kapitale apo asete midis personave fizik apo kompanive qe kane pasur aktivitet te mirefillte ekonomik.
Romeo Mitri Instituti i Keshilltareve Fiskal
Si do te veprohet me kamatevonesat dhe gjobat Ka eksperienca te ndryshme te cilat llogarisin kamatevonesat me nje marzh te reduktuar nga 100 ne 40 apo 30 ose qe i perjashtojne fare gjobat. Por detyrimi tatimor duhet te paguhet pasi i japim mesazh te gabuar tatimpaguesve te ndershem te cilet mund te fillojne te reduktojne pagesat me mendimin se amnistia mund te perseritet.
Duhen percaktuar qarte dhe prere se cilet do te jene subjekt i amnistise fiskale. Perfitues do te jene kush nuk ka paguar tatimin mbi te ardhurat personale tatimin mbi fitimin tatimin mbi pasurine apo tatime dhe taksa te tjera. Duhet qartesuar edhe masa e perfitimit. Kjo do te shmangte edhe mundesine e deshtimit pasi dihet qe ne shume vende amnistite fiskale kane deshtuar.
Bode
Nuk mund ti bejme me tarife zero. Tarifat e amnistise duhet te jene per te mbajtur nje lloj moraliteti ne kete proces edhe pse me amnisti balancat e se drejtes prishen por ne mendojme qe te kemi tarifa neutrale. Duhet te shkojme drejt tarifave me te moderuara ne raport me vendet e tjera.