Faturat e KESH Gati lista për borxhlinjtë
18/03/2011 Deri në 2008-ën ishin 272 mijë persona në nevojë që përfitonin subvencion nga shteti
Shërbimi Social Shtetëror dhe ISSH-ja nisin punën për identifikimin e përfituesve
Listat e përfituesve nga falja e borxheve të papaguara të dritave do të jenë gati deri nesër. Meqenëse sipas vendimit të qeverisë përfitues do të jenë kryesisht shtresat në nevojë, Shërbimi Social Shtetëror ka nisur punën për hartimin e listës së qytetarëve, që do të përfitojnë nga falja totale e detyrimeve ndaj KESH-it. Dhe po kështu edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili mbulon një kontigjent tjetër, atë të pensionistëve me të ardhura minimale.
Përfituesit
Jo më shumë se 272 mijë vetë ka qenë shifra e atyre personave në nevojë që përfitonin nga subvencioni i shtetit për energjinë elektrike deri në 2008-ën. Ky është kontingjenti i deklaruar se mund të përfitojë nga falja e detyrimeve të papaguara. Shërbimi Social ka nisur punën për të konkluduar listën e të gjithë përfituesve nga falja e detyrimeve ndaj KESH-it. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se aktualisht po punohet intensivisht për të llogaritur të gjithë kategoritë, të cilat kanë detyrime të prapambetura të faturave të energjisë. Lista e përfituesve pritet të përfundojë në kohë me qëllim aplikimin e menjëhershëm të faljes më 22 mars.
Vendimi
Vendimi i fundit i qeverisë për të falur detyrimet e prapambetura të qytetarëve ndaj KESH-it për një periudhë të konsiderueshme kohe do të ketë një faturë prej afro 380 milionë dollarësh si vlerë totale që iu falet të gjitha familjeve në nevojë. Falja do të kapë periudhën nga viti 1995 deri në periudhën kur kompania OSSH nga kompani shtetërore kaloi në pronësi private, pra fundi i 2006-ës. Ky vendim do të zbatohet për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike dhe papunësi, të gjithë pensionistët me pensione minimale dhe pa burime të tjera të ardhurash, për të gjitha pensionet minimale të të gjitha kategorive, invalidët, gratë kryefamiljare dhe të gjithë personat me status jetim. Falja bëhet deri në kohën kur kompania ka qenë publike, pasi në shumë raste edhe kur spaguhej qeveria nuk e ndërpriste furnizimin me energji për konsumatorët.
Kompensimi i energjisë
Aktualisht llogariten 90 mijë pensionistë kryefamiljarë që përfitojnë kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të cilët prej vitit 2006 e marrin këtë kompensim sistematikisht për çdo muaj. Skema e kompensimit të kësaj kategorie kontrollohet nga ana e Instituti të Sigurimeve Shoqërore. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Përfitimit, Agron Ahmetaj, të gjithë pensionistët marrin në postë, së bashku me pensionin dhe tarifën e caktuar për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë. Koncepti i mbrojtjes së familjeve në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në vitin 2006, nga 4.5 lekë /kWh në 7 lekë/kWh, konsistoi në kompensimin e rritjes së çmimit prej 2.5 lekë/kWh nga ana e buxhetit të shtetit, për sasinë e energjisë elektrike prej 200 kWh/muaj. Në këtë mënyrë vlera mujore e kompensimit financiar nga ana e shtetit, për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike rezultoi me 500 lekë/muaj për çdo familje në nevojë. Sipas kësaj filozofie, familjeve në nevojë, për sasinë e energjisë elektrike prej 200 kWh/muaj, e cila konsiderohej si sasia minimale e nevojshme për këtë kategori konsumatorësh me të ardhura të pakta, nuk ju bë asnjë rritje çmimi, në një kohë kur për të gjitha kategoritë e tjera të konsumatorëve çmimet u rritën. Gjatë vitit 2008, për zbatimin e kësaj skeme kompensimi, nga ana e buxhetit të shtetit u financua një shumë prej 1 miliard lekë.