E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia fiskale Bode Do te kryhet brenda ketij viti

Amnistia fiskale do të kryhet brenda këtij viti, pasi ky është momenti më i volitshëm. Në takimin e parë me grupet e interesit, ministri i Financave bëri me dije propozimet e para. Kreu i financave shqiptare froi opozitën që të bëhet pjesë e ndryshimeve ligjore e fiskale, pai kështu procesi ka më shumë garanci.
 
"Mendojmë që koha më e mirë, nëse do të arrijmë, do të ishte një periudhë 6-7 mujore për aministinë që të mbyllej me fundin e vitit. Kur themi që do të falesh për këtë e për këtë, do të thotë që masa shtrënguese ndaj atyre që krijojnë evazion, që fshehin të ardhurat, që nuk respektojnë kuadrin ligjor do të jenë më represive", tha Ridvan Bode, ministër i Financave.

Në tryezën e organizuar nga Ministria e Financave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë parqiti një kërkesë të re për pagesën e aseteve dhe për faljen. "Propozimi i dhomës së tregtisë për këtë proces formalizimi të ekonomisë shqiptare është përdorimi i një tarife 2-3 për qind. Amnistia dhe legalizimi i mjeteve financiare të qytetarëve shqiptarë për shumat deri në 150 mijë euro. Propozimi i dhomës për legalizimin e mjeteve financiare konsiston në aplikimin e një tarife jo më shumë se 5 për qind. Lidhur me legalizimin e aseteve në formën e pasurive të paluajtshme të qytetarëve ne propozojmë një tarifë zero për të stimuluar ata që të jenë pjesë e sipërmarrjeve dhe ekonomisë në vendin tonë ", tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Kërkesë e biznesit ishte dhe përjashtimi i politikanëve dhe zyrtarëve nga falja, kërkesë që u vlerësua si e drejtë.  "Mendoj që zyrtarët që kanë patur apo kanë detyrimin për të deklaruar pasuritë e tyre të mos përfitojnë nga kjo amnisti. Bëhet fjala e të lidhurit me ta, sipas ligjit që mbart detyrimin që ka deklarata e deklarimit të pasurisë", vijoi Bode.

Sipas zyrtarëve të financave, amnistia është e nevojshme dhe kërkesë e kohës, sepse vjen pas një sërë reformash, si vendosja e kasave fiskale, ligji për deklarimin e të ardhurave apo vendosja e pullave të reja fiskale. Gjatë ditëve në vijim shoqatat  biznesit do të dorëzojnë draftet me propozimet për sektorët e tyre.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›