E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e parakohshme, vetëm 15 përfitues nga Mbrojtja

Ndonëse procesi i lidhjes së pensioneve të parakohshme ka nisur që në fund të vitit të kaluar, deri më tani vetëm për 15 ish-ushtarakët nga Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar kjo procedurë. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili në mesin e muajit shkurt njoftoi se ka nisur procedurën e lidhjes së pensioneve të parakohshme për ish-ushtarakët, pjesë e strukturës së Ministrisë së Mbrojtjes. Duke filluar nga data 17 shkurt 2011 janë dërguar nga ky institucion urdhër-pagesat në arkat paguese për 14 përfituesit e parë, ku përfitimi është lidhur 48 orë pas ardhjes së dokumentacionit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës.

Në total, numri i përfituesve të pensionit të parakohshëm është rreth 1 500 ushtarakë dhe aktualisht janë lidhur përfitimet për afër 400 ish-ushtarakë, ndërkohë që ISSH është duke pritur dokumentacionin e përgjithshëm nga ministritë e linjës, për të vazhduar më pas procesin e llogaritjes dhe caktimit të pensionit për këto kategori në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›