Berisha: Buxheti i 2009, buxhet historik

Duke iu drejtuar edhe opozites, kryeministri vleresoi se ky buxhet do te jete buxheti i rritjes ekonomike.
“Ne 4 vjet ne kemi mbledhur 100% me shume se ju. Persa i perket destinacionit dhe misionit te tij, buxheti i 2009 eshte buxheti i rritjes ekonomike, i ecjes me shpejtesi drejt Aleances Euro-Atlantike, i ngushtimit te deficitit buxhetor dhe mbi te gjitha eshte buxheti i mbajtjes se fjales se dhene per ndryshimin e Shqiperise, qe tre vjet me pare ju e shpallet si buxhet elektoral”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, ky buxhet do te ndikoje tek permiresimi i gjendjes ekonomike tek familjet shqiptare, si dhe do te jete lehtesues per biznesin.
“Ky buxhet prej 413 miliarde leke do te ndikoje per mire ne familjet shqiptare. Ky buxhet eshte buxheti i lehtesirave, halleve dhe problemeve te qytetareve, qe do rrise ndjeshem te ardhurat e buxhetit familjar”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka shtuar me tej se nje pjese e mire e buxhetit ne fjale do te shkoje per rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe ka shprehur bindjen se duke pare keto nisma, qeveria e tij do t’i fitoje edhe zgjedhjet e 2007-es.
“Me kete buxhet qeveria do te rrise ne menyren me te ndjeshme rrogat, pensionet dhe ndihmen ekonomike. Ne kete drejtim do te shkojne 3 miliarde, 3 here me shume se sa keni vendosur ju ne 4 vjet. Me kete buxhet ne mbajme premtimin e rritjes se rrogave te arsimtareve, infermiereve, etij. Qytetaret do ta votojne serish kete qeveri”, ka shtuar Berisha.