Energjia nukleare, Itali-Shqipëri ende asnjë marrëveshje
Ende asnjë marrëveshje konkrete midis Shqipërisë dhe Italisë lidhur me energjinë nukleare. Gjatë prezantimit të investimeve të Koperacionit Italian për Zhvillim, ambasadori italian Delia ka theksuar mbi nevojën që ka Italia për energji.
TIRANE- “Italia ka nevojë për energji dhe kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të zhvillojë energjinë nukleare, por midis dy shteteve nuk ka asnjë marrëveshje konkrete”. Kështu ka deklaruar Ambasadori italian në Shqipëri Saba D’Elia paraditen e sotme gjatë prezantimit të investimeve të Kooperacinit Italian për Zhvillim.
“Ka një interesim nga ana e kryeministrit Berisha që është shprehur për zhvillim e kësaj lloj energjie dhe dihet që italia ka nevojë për energji. Interesimi është i dyanshëm, por ende nuk ka asnjë marrëveshje konkrete midis dy vendeve, nuk ka kontakte ku te flitet për projekte konkrete”, tha diplomati italian në Shqipëri D’Elia.
Kreu i diplomacisë Italiane në Shqipëri ka zbuluar gjithashtu edhe qëllimin e vizitës së kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Sipas tij Berluskoni do të diskutojë me krerët e shtetit shqiptarë për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat. Do të flitet për bashkëpunimin politik dhe mbështetjen që ka dhënë Italia në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në NATO. Gjithashtu do të flitet për kontributet e mira të shqiptarëve të cilët punojnë në Itali.
D’Elia ka theksuar në fjalën e tij se investimet italiane do të vazhdojnë në sektorët strategjik, pasi Shqipëria po përballet me sfidat e zhvillimit.
“Italia ka qenë gjiuthmonë pranë Shqipërisë. Momentet e vështira tashmë kanë kaluar dhe vendi po përballet me sfidat e zhvillimit dhe rritjes. Kooperacioni Italian për Zhvillim është i pranishëm në sektrorët strategjik dhe prioritarë të vendit, investimet tona janë të dukshme në të gjirthë Shqipërinë”, përfundoi fjalën e tij Saba D’Elia. (a.r/news24/balkanweb)