E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Berisha tallet me shqiptaret

Kryetari i grupit parlamentar te PS, Erjon Brace ka akuzuar kryeministrin Berisha se eshte tallur me shqiptaret kur ka bere prezantimin e buxhetit te vitit 2009 ne Parlament.

“Ti zoti kryeminister ke lene seriozitetin per t’u tallur ne menyre te pashpirt me ata shqiptare qe lypin. Por dita e zgjedhjeve po vjen dhe hakmarrja e shqiptareve do te jete me humane”, ka deklaruar Brace.

Me tej deputeti socialist ka paraqitur disa te dhena, qe sipas tij hedhin poshte deklaratat e kryeministrit per mbajtjen e premtimeve.

“Ne vitin 2009 rritja ekonomike sipas FMN do te jete 3%, nje premtim i pambajtur. Ne kete vit deficiti, po sipas FMN do jete 5.2%, ja dhe nje tjeter premtim i pambajtur. Gjithashtu, ne 2009-en do te jene taskat me te larta ndaj biznesit”, ka pohuar Brace.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›