E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do restaurojmë zonat historike të Tiranës

Kreu i Bashkisë Edi Rama ka vijuar takimet me banorët e njësisë bashkiake 8 për hartimin e buxhetit të ri të 2009. Rama u ndal veçanërisht në projektin për restaurimin e zonës historike Dëgjesat publike janë shndërruar në traditë të Bashkisë. 

TIRANE- Takimi me banorët e njësisë bashkiake numër tetë ishte dëgjesa e radhës së kreut të Bashkisë Edi Rama në kuadër të nismës “Thuaj fjalën tënde”. Nisëm të cilën Bashkia e kryeqytetit ka shndërruar në një dialog qytetarë, për nevojat dhe prioritetet e tyre në hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Kreu i Bashkisë Rama tha se këto dëgjesa i shërbejnë hartimit të buxhetit të Bashkisë me pjesëmarrjen e komunitetit dhe afron vendimmarrjen me kërkesat e qytetarëve. Rama u ndal veçanërisht për restaurimin e zonës historike.
Në fjalën e tij Rama e cilësoi atë si një zonë të paprekshme nga pikëpamja e zhvillimit, por si një zonë ku do të veprohet për restaurimin dhe ripërtëritjen jetësore të elementëve të saj.
Në njësinë bashkiake numër tetë Bashkia e Tiranës ka planifikuar rikualifikimin urban të Unazës ekzistuese, e cila u rikonstruktua së fundmi. Ndërkohë që një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturë janë ende në proces investimi. Vetëm në këtë njësi bashkiake është ndërhyrë në tetë rrugë të cilësuar këto nga komuniteti si prioritare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›