Bode në Korçë: Qeveria, hapa ptogresivë për vendin

Nga qyteti i Korçës ministri i Financave Bode ka vlerësuar qeverisjen demokrate me hapa progresivë për Shqipërinë. Numri një i financave shqiptare njëherësh sekretar i Përgjithshëm i PD-së ishte i pranishëm në procesin zgjedhor të kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin e Korçës.
Bode gjatë fjalës së tij ka theksuar rëndësinë e gruas në qeverisjen e maxhorancës, ndërsa e ka cilësuar të rëndësishme prezencën e gruas në administratë.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Bode shoqërohej nga kryetarja e LDGSh deputetja Albana Vokshi. 300 anëtare të kësaj dege në Korçë kanë votuar mes dy kandidaturave për drejtuesen e re të këtij forumi. Me shumicë votash është rizgjedhur sërish në krye të Lidhjes demokratike të gruas në Korçe deputetja Ledina Aliolli.