Misioni në Kosovë, EULEX në dialog me Qeverinë
Pas deklaratave të bëra publike nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, në lidhje me përfundimin e misionit të EULEX në Kosovë, menjëherë ka reaguar kjo e fundit.
Sipas Kuçit, fundi i janarit do të sjellë një plan konkret për përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë, në kuadër të procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.
Ndërkaq, zyrtarë të EULEX-it kanë deklaruar se ky mision është në dialog të vazhdueshëm me Qeverinë, në lidhje me funksionimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.