Bogdanoviç: Barrikadat të largohen sa më parë
I ashtëquajturi ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se procesi i heqjes së barrikadave i cili ka filluar, duhet të përfundojë sa më parë dhe pa humbur kohë.
Në një intervistë për gazetën Jedinstvo, ai theksoi se barrikadat tashmë janë jo produktive. Për të, Serbia pa serbët e Kosovës nuk mund të mbrojë sovranitetin dhe integritetin shtetëror, ndërsa serbët e Kosovës pa Serbinë nuk mund të mbijetojnë në krahinë.
Duke folur në lidhje me marrëveshjen për administrimin e integruar të kufijve në veri të Kosovës, Bogdanoviç shtoi se marrëveshja mbron interesat e Serbisë , Kushtetutën dhe Rezolutën 1244.