Topi, Berisha e Topalli urojnë Krishtlindjet

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, Presidenti vizitoi Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku u pritën nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos dhe më pas Selinë e Kishës Katolike në Tiranë, ku u pritën nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita.
"Dëshiroj të uroj gëzuar këtë ditë të madhe të Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve të krishterë. Patjetër që ka një simbolikë të madhe kjo ditë, që është simbolika e lindjes së shpresës, paqes për t'i hapur rrugë komunikimit dhe në këtë ditë ka nevojë për refleksion", tha Presidenti Topi për mediat pas vizitës në kishën Ortodokse.
Kreu i shtetit theksoi se të gjithë duhet të reflektojmë në këtë ditë të madhe dhe besoj se refleksioni nuk duhet të jetë vetëm për një ditë. "Unë besoj që viti që vjen do të jetë një vit i mbushur me më shumë dilaog komunikim dhe më shumë arritje për Shqipërinë dhe kjo duhet të shkojë si një jehonë nga zemra e çdo shqiptari. Në këtë ditë dëshiroj të uroj jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë, kudo që janë, sepse zemrën e kanë tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj", deklaroi ai.
Ndërkohë, edhe kryeministri Sali Berisha zhvilloi vizita në komunitetet e krishtera, ku uroi më shumë begati. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liria, kryeministri vizitoi Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku u pritën nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos dhe më pas Selinë e Kishës Katolike në Tiranë, ku u pritën nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita.
"Nderojmë jo vetëm lindjen, por lindjen e një burri, i cili do të martirizohej, flijohej, për të ndriçuar mendjet e njeriut. Le të falenderojmë Zotin për ndihmën e tij të madhe që u ka dhënë dhe u jep shqiptarëve, të cilët festojnë sot këtë ditë më mirë se kurrë në historinë e tyre. Le të urojmë bashkërisht që Krishtlindjen tjetër ta festojmë më të begatë, më mirë më afër ëndrrave tona", uroi Kryeministri Berisha.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke uruar festën e lindjes së Krishtit, tha se kjo është një ditë e bekuar. “Po të reflektojmë dhe po të mendojmë se çfarë është Krishtlindja, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër është kapërcimi i së pamundurës dhe e përkthyer në kontekstin shqiptar kjo është një ditë e bekuar që të inspiron për të bërë të mundura atë që duket gati e pamundur”, tha Topalli. /Start/
2011-12-25 14:12