E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Rruga e Serbisë në BE, e gjatë

Zv/kryeministrja Edita Tahiri prononcohet në lidhje me mospranimin e statusit të Serbisë në BE, duke cituar se Bashkimi Europian, nuk do një tjetër Qipro brënda unionit.

Tahiri duke komentuar në edicionin e së dielës të gazetës turke, “Zaman”,  theksoi se rruga e Kosovës si dhe e Serbisë për në BE është e gjatë.

Për të, pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, do ta bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen.

Ndërkaq, në të njëjtën linjë qëndroi dhe pak ditë më parë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, i cili tha se Serbia nuk mund të futet në BE, pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›