E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klark: Mbështesim Shqipërinë dhe reformat e nisura

Vizitën në Shtetet e Bashkaura ku ndodhet për të marrë pjesë në Sesionin e 64-të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Berisha e nisi me një takim me Administratoren e UNDP, Helen Clark.
Klark vlerësoi reformat e ndërmara nga qeveria shqiptare duke u ndalur posaçërisht në projektin “Shqipëria në moshën dixhitale”, për të cilën i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta. Në bashkëbisedim kryeministri paraqiti prioritetin e qeverisë për shtrirjen e internetit në çdo shkollë.
Një tjetër projekt për të cilin u diskutua gjatë takimit, ishte dhe ai i Eko Turizmit. Këtu kryeministri vuri në dukje ecurinë pozitive në këtë drejtim diktuar nga potencialet e mëdha të vendit në turizëm duke ofruar perspektivë të re për një shfrytëzim më cilësor të tyre.
Administratorja e UNDP Helen Clark u shpreh mjaft e kënaqur që Kryeministri Berisha dhe qeveria që ai drejton edhe në këtë mandat të dytë do të zhvillojnë më tej reforma të rëndësishme. Klark përfitoi nga rasti t’i urojë kryeministrit Berisha rizgjedhjen në këtë detyrë.
Berisha kërkoi mbështetjen e UNDP për forcimin e sistemit të arsimit privat, në kuadër të një partneriteti publik e privat sa më eficent. Për këtë qëllim kryemsinitri garantoi se do të bazohet në modelet më të mira botërore. Në këtë kuadër Administratorja e UNDP Helen Clark shprehu mbështetjen e saj dhe të UNDP për këto projekte duke i parë si mundësi për të shfrytëzaur më së miri potencialet njerëzore, intelektuale dhe ekonomike të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›