Bode sulmon opozitën: “Jeni paguar për të na futur në krizë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka lëshuar akuza ndaj deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare, Bode ka deklaruar se vendi nuk vuan nga kriza, por nga një opozitë që ka humbur toruan. "Shqipëria nuk vuan nga borxhi, por opozita ka humbur toruan. Ju, të nderuar opozitar, keni një problem të madh, po dilni dhe thoni se ekonomia është në krizë. Ekonomia nuk është në krizë se thoni ju, për këtë ka rregulla. Ne kemi rritje 3.3%, ndërkohë që zona e Evropës Qendrore ka rënie",- ka thënë Bode. Ai ka sqaruar se muaji mars konfirmoi realizimin 100% të programit të të ardhurave sipas buxhetit, ndërkohë që është shënuar rritje e qarkullimit të mallrave. "Ju nuk jeni opozitë, jeni njerëz të paguar për të sharë, për të ngjyrë e lyer",- tha Bode. “Ne kemi rritjen ekonomike 3.3 për qind, duke lënë pas vendet evropiane”,- nënvizoi Bode. Fakti se në Shqipëri ka krizë nuk është pranuar nga deputetët e mazhorancës që morën pjesë në debatin e mbajtur në seancën e Kuvendit. Edi Paloka theksoi se jo vetëm që në Shqipëri nuk ka krizë, por është shënuar zhvillim dhe progres ekonomik. Sipas tij, në deklarimet e fundit të tij, komisioneri evropian për Zgjerimin Stefan Fule e konfirmoi progresin e bërë nga Shqipëria. Sakaq, deputetja Lajla Përnaska ftoi opozitën që të lexojë deklaratat e ndërkombëtarëve mes tyre edhe atë të Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010