Prishtinë, ambasadori grek i kërkon falje shqiptarëve
Përfaqësuesi i Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris Moschopoulos, ka përsëritur dënimin, që qeveria e tij i ka bërë sjelljeve raciste të ushtarëve grekë, në ceremonitë me rastin e Ditës së pavarësisë.
Përmes një deklarate theksohet se janë marrë masa ndaj autorëve, të cilët nga autoritetet e ushtrisë greke janë cilësuar si "trutharë".
Përfaqësuesi i Greqisë në Prishtinë i ka kërkuar ndjesë të gjithë personave që janë ofenduar nga incidenti.