E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode:Përgjatë 2011-ës është ulur ndjeshëm borxhi

 Pavarësisht alarmit të dhënë një ditë më parë prej Bankës Botërore për një nivel mjaft të lartë të borxhit publik kreu i financave shprehet se përgjatë 2011 borxhi është ulur ndjeshëm. Sipas ministrit të financave Ridvan Bode deklaroi se borxhi është tashmë në shifrat e 58.9 përqind dhe gjatë këtij viti do të ulet edhe më tej.

“Borxhi publik nuk është rritur. 58.9% është niveli për vitin 2011, kemi trend për ta ulur më tej. Borxhi publik në vitin 2013 do të shkojë në nivelin e 2007-2008”, tha më tej ai.

Pavarësisht alarmit të dhënë një ditë më parë prej Bankës Botërore për një nivel mjaft të lartë të borxhit publik kreu i financave shprehet se përgjatë 2011 borxhi është ulur ndjeshëm. Sipas ministrit të financave Ridvan Bode deklaroi se borxhi është tashmë në shifrat e 58.9 përqind dhe gjatë këtij viti do të ulet edhe më tej. Sipas Bodes përgjatë 2011 huamarrja për investimet publike u rrit si pasojë e privatizimeve të pakta.
 

Ndërkohë që në lidhje me të ardhurat e pushtetit vendor Bode deklaroi se performanca ka qenë negative. Në lidhje me shpenzimet për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë Bode u shpreh se është miratuar një fond i veçante në buxhet dhe nuk pritet që të ketë probleme të financimit pavarësisht kushteve ekonomike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›