Rritja ekonomike? Maqedonia e Kosova përpara Shqipërisë
Në konferencat për shtypin me ekonomistë të Bankës Botërore këtë e zbulon Gjergj Erebara në Shqipin e sotëm gazetarët që kanë simpati për qeverinë janë ngutur shpesh tu bëjnë të njëjtën pyetje ekspertëve në panel: Si është rritja ekonomike e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit? Dhe përgjigja ishte e njohur (si në një skenar të shkruar): Shqipëria është me rritje më të madhe. Por dje nuk u dha më kjo përgjigje. Dje ekonomistët thanë se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012, sipas parashikimeve të tyre, do të jetë 2%, ndërsa mesatarja e vendeve të rajonit do ish tek 2,1%-ëshi; përpara nesh do të jenë Maqedonia e Kosova.
Sipas ekspertëve të BB-së, edhe këto parashikime duhen marrë me rezerva. Kjo rritje për Shqipërinë, por edhe për rajonin, parashikohet në rrethanat, që Bashkimi Europian do të vijojë të rritet. Nëse kjo nuk ndodh, rritja do të jetë më e ulët.
Mirë që janë të huajt, që na japin një panoramë të plotë mbi ekonominë tonë. Sikur të mos ishin këta, sot do të flisnim vetëm për rritjen e eksporteve, për ullinjtë, arrorët, miliona turistë që janë dyndur në Shqipëri, dhe për . dixhitalizimin e bujqësisë.
respublica.al