Bode analizon ekonominë: Rezistuam përballë stanjacionit

"Ka qenë një vit jo i lehtë për ekonominë shqiptare, por ajo arriti të jetë vitale dhe konkurruese në rajon", tha Bode.
Sipas tij, buxheti i viti 2011 reflektoi objektivat e programuara duke mos çuar në rritjen e borxhit dhe deficitit publike ndërsa shtoi se trendi i të ardhurave në buxhet ka shënuar rritje për vitin 2011. "Të ardhurat në total llogariten 330.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet janë 376 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimet u rritën me 3.5 %, krahasuar me 2010-ën, ndërsa nga doganat me 7.5 %", theksoi Bode.
"Borxhi publik në vitin 2011 llogaritet rreth 59 % e PBB-së, ndërsa kosto e shërbimit të tij u ul me 3.1 %", deklaroi ai gjatë analizës vjetore të financave publike. Sipas tij, në vitin që vjen do të zbatohen politika me tendencë për të ulur më tej borxhin publik dhe deficitin buxhetor. "Gjatë vitit që vjen niveli i deficitit buxhetor parashikohet të shkojë në 3 % të PBB-së, ndërsa niveli i borxhit publik do të tentohet të normalizohet në parametrat e viteve 2007-2008", u shpreh Bode.
Ai bëri të ditur se rreth 1/3 e buxhetit shkon për mbështetjen e shtresave sociale. "Qeveria mbështet shtresat më vunerabël, përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, në mënyrë që ato të jenë më pak të goditura. Shpenzimet sociale në vitin 2011 arritën në 132.8 miliardë lekë", theksoi Bode. Ministri Bode bëri të ditur gjithashtu se në vitin që lamë pas, investimet publike u realizuan në masën 96 %.
Sipas tij, investimet publike u rritën me 73 miliardë lekë në vitin 2011, krahasuar me 2010-ën, ndërsa vuri në dukje se investimet në infrastrukturë zunë vendin e parë. "Investimet publike rezultojnë rreth 4.2 % më të larta se në 2010-ën, ose 5.2 % e PBB-së, kur niveli optimal në kushte normale është 5 %", deklaroi Bode. Kreu i financave publike theksoi se në vitin 2011, huamarrja ishte burimi kryesor i financimit të deficitit. "Vëllimi i investimeve publike u financua me rreth 3.5 % nga huamarrja dhe 1.9 % me të ardhurat nga tatimet dhe doganat", u shpreh Bode. /Start/
2012-01-13 15:53