Projekti i ullirit, Fasllia: Fermerët financim për 2012
Nis të zbatohet projekti për mbjelljen e ullirit. Zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia deklaron se në tre mujorin e parë të këtij viti fermerët që merren me mbjelljen e ullirit do të përfitojnë financim prej buxhetit të vitit 2012.
Të parët që do të përfitojnë do të jenë ata fermerë që nuk kanë marrë subvencion përgjatë vitit 2011.
Skema e subvencionit për ullirin përgjatë 2012-tës do të përqëndrohet kryesisht në mbjelljen e varieteteve autoktone të ullirit.