E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Ne 2011 eshte ulur borxhi publik nga 59.3 ne 58.9

Borxhi publik shqiptar është ulur gjatë vitit 2011, duke shkuar në 58.9 për qind nga 59.3 për qind që ishte parashikuar. Këtë konstatim e bëri minsitri i Financave, Ridvan Bode gjatë bilancit buxhetor për vitit 2011. Bode deklaroi se gjatë këtij vitit janë ulur edhe shpenzimet për të paguar interesat e borxheve, rritja e të cilave çoi në ditët e sotme disa qeveri në falimentim.
Ministri i Financave u shpreh se ky viti nuk ka qenë i lehtë për krizën në BE, por se Shqipëria e përballoi me sukses krizën, falë reformave dhe investimeve në ifrastrukturë. Sipas ministrit Bode: “Buxheti respektoi objektivat e synuara duke rritur të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Kështu të ardhurat nga doganat arritën në 3.5% dhe të radhurat nga tatimet 7.5 % e përkthyer në 255 miliardë lekë”
Ministri i Financave tha se duhet të përmirësohet performanca e pushtetit vendor, pasi gjatë 2011 ai pati një performancë negative. Ndërkaq përsa i përket defiçitit vjetor. “ai ruan nivelet e tij normale, ndërsa borxhi publik ruan nivelin 58.9% gjatë vitit 2011”-u shpreh Bode

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›