E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Topalli mbledh ne Tirane parlamentaret e rajonit

Kuvendi i Shqiperise organizon me datat 7 dhe 8 dhjetor 2009, Konferencen Rajonale me teme "Forcimi i Bashkepunimit ne Fushen e Sigurise per nje Anetaresim te shpejte te Evropes Juglindore ne BE". Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, si dhe Eduard Kukan, perfaqesues i Kryetarit te Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, njekohesisht Kryetari i Delegacionit te PE per marredheniet me Evropen Juglindore, Zevendesministrja e Jashtme Edith Harxhi do te pershendesin kete aktivitet. Procesi i zgjerimit euroatlantik ne Evropen Juglindore, vecanerisht, ne Ballkanin Perendimor eshte nje sukses historik ne uljen e tensioneve dhe forcimin e stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal. Ngjarjet e fundit shenojne fillimin e nje kapitulli te ri: rrugen drejt stabilitetit dhe integrimit te plote ne institucionet euroatlantike te te gjithe rajonit. Kjo konference do t'u krijoje mundesine parlamentareve nga Evropa Juglindore te bisedojne sebashku per te forcuar bashkepunimin ne fushen e sigurise, do te theksoje mundesine e Parlamentit per te siguruar burime te mjaftueshme per te forcuar sigurine brenda vendit dhe ate rajonale. Gjithashtu, do te nxitet bashkepunimi per forcimin e sigurise ne kufi, per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, tregtine e paligjshme, trafikimin dhe forma te tjera te krimit nderkombetar, duke miratuar paketen e nevojshme ligjore. Perpos kesaj, konferenca do te afirmoje vendosmerine e pjesemarresve per konsolidimin e metejshem te institucioneve demokratike, duke forcuar shtetin ligjor, si dhe duke zbatuar autoritetin e mbikeqyrjes parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›