E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, i cmendur, mbushi Tiranen me plehra"

Grupi keshilltareve te Partise Demokratike ne Keshillin e Bashkise se Tiranes, e kane cilesuar dje si nje veprimin te cmendur dhe te papergjegjshem nga Edi Rama, hedhjen e plehrave tek ura e Lanes. Permes nje komunikimi per mediat, kreu i grupit te keshilltareve demokrate, Ferdinand Poni, vleresoi kete ngjarje si nje akt te paprecedent, nje akt papergjegjshmerie e cmendurie, qe ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare. Duke vijuar reagimin e tij, zyrtari i larte demokrat u shpreh se "qytetaret e Tiranes, qyteti i Tiranes ka pare, ka prekur rrezikun qe i kanoset nga Edi Rama, nga ky i cmendur e psikopat i cekuilibruar". "Kryebashkiaku i kryeqytetit, ne nje gjendje mendore e emocionale te cekuilibruar e renduar, nen spazma psikopatie e skizofrenie te theksuara, tentoi te ndote me dashje qytetin, te shkaterroje qytetin, te infektoje e shkaterroje qytetin duke zbrazur plehrat tek ura e Lanes", theksoi Poni. Duke kritikuar ashper kreun e bashkise se Tiranes per ngjarjen e diteve te fundit, zevendesministri i Brendshem deklaroi se "ai njeri shoqerisht i rrezikshem, ai psikopat i rrezikshem, qe u merr qytetareve te Tiranes tre here me shume taksa apo tarifa pastrimi, nga sa duhet edhe per nje sherbim normal pastrimi, tani ne krizat e tij te skizofrenise po i jep shenja te thyeresit te rrezikshem te ligjit, te demtuesit me dashje te interesit publik, te demtuesit e shkaterruesit me dashje te shendetit publik te qytetareve". Sipas zyrtarit demokrat, "psikopatia e Rames, veprimet e tij ne kundershtim flagrant me ligjin, perbejne rrezikun eminent te paligjshmerise dhe rrezikshmerise". "Ky akt eshte i patolerueshem dhe si i tille duhet te trajtohet nga te gjithe qytetaret e institucionet e tyre. Grupi i Keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes do te kerkoje urgjent shkarkimin edhe de jure te Edi Rames nga funksioni i Kryetarit te Bashkise", beri te ditur Feridinand Poni. Sipas tij, "funksioni i kryetarit te nje bashkie, aq me teper te kryeqytetit eshte totalisht i papajtueshem me sjelljet dhe veprimet prej psikopati e skizofreni qe demonstron rrezikshem Edi Rama, ne shperthimet e tij antiligjore, shoqerisht te rrezikshme, menderisht dhe moralisht te pakontrolluara dhe qe si te tilla duhen trajtuar me rigorozitetin maksimal". Ne lidhje me kete ngjarje ka reaguar dje edhe kreu i prefektures se Tiranes, Keltis Kruja, duke e cilesuar "hedhjen e plehrave nga Edvin Rama rrugeve te Tiranes si aktin me te shemtuar, me te turpshem dhe me i pa precedent i nje kryetari bashkie". Sipas tij, "ky eshte kryetari i pare i nje bashkie ne histori, qe perdore plehrat per te ndotur qytetin dhe qytetaret e vet, nderkohe qe ne detyrimin e tij ligjor ka pastrimin e qytetit". "Edvin Rama me kete akt te pashoq marrezie tregoi se nuk eshte gje tjeter vecse nje i dal mendsh, qe nuk ka lidhje me me kete qytet. Une si prefekt i Qarkut Tirane, e denoj ashper kete krim te rende mjedisor dhe me kompetencat qe me jep ligji, do te ngre padi kunder ketij te semuri mendor qe urren qytetaret dhe qytetin e Tiranes", u shpreh kreu i prefektures se Tiranes, Keltis Kruja. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›